INDEP mban punëtori me përfaqësues të shoqërisë civile rreth nxitjes së aktivizmit për identifikimin dhe adresimin e problemeve mjedisore në nivel lokal

Në kuadër të projektit ‘Qytetarë të informuar, monitorim i pavarur dhe koordinim ndër-institucional për politika mjedisore të bazuara në të dhëna në Kosovë‘, INDEP ka organizuar punëtori me përfaqësues të organizatave joqeveritare të rajonit të Gjilanit. Punëtoria kishte të bënte me nxitjen e aktivizmit për identifikimin e problemeve të ndryshme mjedisore që i preokupojnë qytetarët e këtij rajoni. Tutje, punëtoria përfshiu edhe diskutime rreth zgjidhjeve të mundshme për këto probleme mjedisore se si rreth mënyrave praktike individuale dhe kolektive mund të kontribuohet në krijimin e një mjedisi sa më të qëndrueshëm.
Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’ financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).