Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) në bashkëpunim me organizatën lokale, Iniciativa për Ambient dhe Zhvillim Lokal (IAZHL) në Kastriot mbajtën trajnimin e parë për Efiçiencë të Energjisë në kuadër të projektit ‘Doing more with less’.
Trajnimi u mbajt nga Rinora Gojani, Hulumtuese e Lartë dhe Analiste e Politikave në INDEP. Pjesëmarrës në trajnimin për Efiçiencë të Energjisë ishin të rinjë nga të gjitha komunitet e komunës së Kastriotit. Qëllimi i këtij trajnimi ishte vetëdijesimi i të rinjve për Efiçiencën e Energjisë. Theks i veçantë iu kushtua mënyrës se si secili nga ne mund të kontribuojë në Efiçiencën e Energjisë si dhe përfitimet që vijnë si rezultat i implementimi të masave të Efiçiencës.
Gjithashtu, gjatë këtij trajnimi u bë prezantimi dhe shpërndarja e broshurave për Efiçiencë të Energjisë të hartuara nga INDEP enkas për të Rinjtë. INDEP ka hartuar edhe broshurat informative për Efiçiencën e Energjisë për sektorin e Amvisërisë dhe Biznesit të cilat do të shpërndahen në trajnimet e radhës me grupet e caktuara në tri komuna: Kastriot, Fushë Kosovë dhe Drenas.
Projekti “Doing more with less” është projekt i financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (Austrian Development Cooperation) dhe i mbështetur nga UNDP në Kosovë.