INDEP merr pjesë në forumin ekonomik: “Të bashkuar apo të ndarë? Evropa në prag të sfidave të së nesërmes” që u mbajt në Poloni.

Drejtori Ekzekutiv i INDEP merr pjesë në forumin e 26të ekonomik botëror “Të bashkuar apo të ndarë? Evropa në prag të sfidave të së nesërmes”. Forumi zgjoi interesim të madh për pjesëmarrje të politikëbërësve, organizatave të shoqërisë civile, sipërmarrësve dhe gazetarëve. Afër gjashtëqind gazetar përcollën mbi dyqind debate tematike.

Z. Burim Ejupi u ftua të ishte folës në panelin “Inovacioni është çelës për zhvillimin e mençur të qyteteve dhe regjioneve” që u mbajt më 8 shtator. Në fjalën e tij, pasi prezantoi punën e INDEP, z. Ejupi theksoi rëndësinë që ka inovacioni në shërbim të të mirës së përgjithshme. “Unë udhëheqë një think-tank të vogël, në një vend të vogël. Nga definicioni ne jemi organizatë e vogël. Megjithatë, nga angazhimi dhe puna, e veçanërisht për nga influenca, jemi shumë të rëndësishëm” – tha z. Ejupi. Qëllimi i inovacionit është përmirësimi i jetës së të gjithëve dhe qëllimi i autoriteteve është që duke ruajtur stabilitetin dhe kontinuitetin të hapin rrugën ndryshimit dhe të balancojnë këto të trija – tha ai më tutje.

Pjesëmarrja e Drejtorit Ekzekutiv të INDEP në këtë ngjarje tregon përkushtimin e INDEP për bashkëpunim rajonal dhe zgjerim të rrjetit të partnerëve edhe nënivelin evropian. Forumi i sivjetmë mblodhi udhëhqës organizatash botërore, lider të institucioneve, organizatave ndërkombëtar edhe lokale dhe si përmarrës tës uksesshëm. Ky forum u shpërblye me titullin kryesor Victoria Europe Award ndarë nga European Business Club.