Drejtori Ekzekutiv i Institutit për Politika Zhvillimore, z.Burim Ejupi, po merr pjesë në takimin e menaxhmentit të projektit CONSUS që po mbahet në Universitetin Leuphanan Luneburg të Gjermanisë.
Ky projekt është veçanërisht i rëndësishëm për rritjen e bashkëpunimit dhe për nxitje të inovacionit dhe kërkimit shkencor. INDEP është pjesë e rëndësishme e takimit që ka për qëllim identifikimin e palëve të interesuara dhe përpilimin e planit të punës së këtij rrjeti. Projekti CONSUS është pjesë e programit të INDEP për bashkëpunim rajonal.