INDEP merr pjesë në takimin e parë të Forumit të Evropës Qendrore dhe Lindore për Efiçiencë të Energjisë (Forumi C4E)

Instituti për Politika Zhvillimore mori pjesë në Forumin e Evropës Qendrore dhe Lindore për Efiçiencë të Energjisë (C4E) që u mbajt nëBalqik të Bullgarisë nga 23 deri më 25 qershor 2015. Qëllimi i këtij organizimi ishte ndërtimi dhe fuqizimi i grupit të organizatave, bizneseve dhe individëve që angazhohen në projekte të efiçiencës së energjisë. Takimi synonte të bënte bashkë akter që angazhohen për politika më të mira në promovim të efiçiencës së energjisë, që synojnë të ndajnë përvojat dhe të ndërtojnë partneritete për të ardhmen.
Ky aktivitet ishte në kuadër të programit të INDEP për zhvillim të qëndrueshëm dhe për bashkëpunim rajonal. Aktivitete të tilla mëtojnë të ngrisin kapacitetet e organizatës dhe për të zgjeruar rrjetin e bashkëpunimit me qëllim të vazhdimit të dhënies së kontributit për politika publike që promovojnë efiçiencën e energjisë.