INDEP nis implementimin e projektit “Barometri i Rimëkëmbjes”

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ju njofton se që nga fillimi i këtij muaji, dhjetor 2020, ka filluar implementimin e projektit ”Barometri i Rimëkëmbjes – Për transparencë dhe llogaridhënje”, financuar nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) – Kosovo Foundation for Open Society (KFOS). Ky projekt synon të ndikojë në rritjen e nivelit të zbatimit të masave të parapara me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, rritjes së llogaridhënies së institucioneve, si dhe rritjes së transparencës dhe informimit të publikut ashtu që të shtohet presioni nga poshtë – lart për implementimin e plotë të Ligjit të miratuar ditë më parë. Poashtu, ky projekt ka për qëllim edhe të kontribuojë në rritjen e impaktit të Pakos së Rimëkëmbjes në rivitalizimin e ekonomisë dhe rritjes së mirëqenies sociale, përmes rritjes së informimit të qytetarëve, rritjes së qytetarisë aktive dhe gjithëpërfshirjes në procesin e zbatimit të saj.
INDEP do të fillojë me publikimin e aktiviteteve të këtij projekti, aktivitete këto me qëllim që publiku të njoftohet mbi statusin e implementimit të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike dhe masave të tij.