INDEP – organizata e parë nga Kosova që përfaqësohet në rrjetin global të profesionistëve të rinj të energjisë

76 0

@WECouncil e ka përzgjedhur hulumtuesen e lartë të INDEP-it, Learta Hollaj, në cilësinë e Lideres së Ardhshme të Energjisë, për t’iu bashkuar programit #FEL100 në formësimin e zgjidhjeve për energjinë e së nesërmes.

Programi i Liderëve të Ardhshëm të Energjisë – FEL – 100 – i Këshillit Botëror të Energjisë, është rrjet global dhe divers i profesionistëve të rinj të energjisë. Programi shërben si platformë për angazhimin e 100 profesionistëve të rinj ambiciozë në aktivitetet nacionale, regjionale dhe ndërkombëtare. Programi synon që t’i inspirojë pjesëmarrësit të bëhen brezi i ri i liderëve të energjisë, të aftë për t’i zgjidhur sfidat më të mëdha të botës sa i përket energjisë dhe qëndrueshmërisë.

Përmes pjesëmarrjes në këtë program, INDEP do të jetë pjesë aktive e diskutimeve dhe debateve më thelbësore rreth sektorit të energjisë në mbarë botën. Duke qenë pjesë aktive e zhvillimeve në këtë sektor, INDEP do ta përfaqësojë edhe shtetin e Kosovës ndërkombëtarisht në këtë fushë. Përzgjedhja e Znj. Hollaj në këtë program shënon edhe një sukses të radhës të INDEP-it në përfshirjen e tij direkte në zhvillime dhe iniciativa të rëndësishme në arenën ndërkombëtare.

Related Post