Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe OJQ LENS në bashkëpunim me Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ), më 20 nëntor organizuan panairin e OJQ-ve në Pejë.
Syri i Vizionit, Shpëtimtari, Rotary Club Peja, Era, Let’s Do It Peja, Qendra për Mirëqenien e Gruas, Operacioni i Mëkëmbjes, Promotion of Heritage Menagment-West, kanë prezantuar profilin e organizatës dhe punën e tyre përpara qindra qytetarëve që ishin vizitorë të panairit.
Ky panair kishte për qëllim që të mbledhë organizatat joqeveritare aktive në komunën e Pejës, me qëllim të prezantimit të punës së sektorit joqeveritar para qytetarëve, duke shfrytëzuar një mundësi të takimit dhe bashkëbisedimit me qytetarë.
Si pjesë e projektit Platforma bazë për E-Pjesëmarrje (elektronike), ky panair ka për qëllim fuqizimin e organizatave të shoqërisë civile që aktivisht të marrin pjesë në proceset e vendim-marrjes dhe politik-bërjes në të gjitha nivelet e qeverisjes, përmes dialogut sistematik dhe konstruktiv me qeverinë. Ideja kyçe e projektit KBeP është shfrytëzimi i internetit për këtë dialog në mes të organizatave dhe qeverisë duke zhvilluar një hapësirë elektronike që lehtëson pjesëmarrjen e shoqërisë civile në politik-bërje. Ky projekt financohet nga zyra e bashkimit Evropian në Prishtinë.