INDEP përfshihet në projektin rajonal: Dialogu për Tranzicionin e Energjisë në Ballkanin Perëndimor (WeBET Dialogue)

57 0

Përfaqësues të INDEP-it morën pjesë në lansimin e projektit rajonal “Dialogu për Tranzicionin e Energjisë në Ballkanin Perëndimor (WeBET Dialogue)”, i cili është vazhdimësi e projektit të mëhershëm SEERMAP, në të cilin Instituti INDEP kontribuoi në zhvillimin e skenarëve afatgjatë për energjinë elektrike në Europën Juglindore deri në vitin 2050. Takimi i parë për projektin e ri u mbajt në Berlin, ndërkohë që ky projekt do të zgjasë deri në vitin 2019. Gjatë këtij takimi, hulumtuesja e lartë e INDEP-it, Learta Hollaj, ka prezantuar rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë sa i përket tranzicionit të energjisë.

Projekti WeBET synon të vazhdojë t’i bartë mesazhet e politikave që dolën nga projekti SEERMAP dhe t’i ndihmojë vendet në planifikimin e politikave për burimet e ripërtëritshme, me një fokus të veçantë në trajtimin e barrierave aktuale ndaj vendosjes së BRE- financimin e kostos.

Megjithëse dispecimi i burimeve të ripërtëritshme të energjisë ka shumë përfitime, dispecimi i saj i gjerë përballet me një numër barrierash, të tilla si financimi i kostos së lartë të këtyre teknologjive dhe shpesh kthimi më i ulët i investimeve. Barrierat financiare mund të adresohen me skemat mbështetëse dhe uljen e kostos së kapitalit. Përveç kësaj, ekzistojnë një sërë pengesash jofinanciare, të tilla si barriera administrative, rregulla teknike, barriera infrastrukturore, rezistencë ndaj politikave (që lidhen me interesat ekzistuese të shërbimeve, konsideratat e ekonomisë politike, aspektet sociale etj.) Këto duhet të adresohen për të mundësuar integrim të BRE në sistemet energjetike kombëtare dhe rajonale.

Ndërkaq, raporti i dalë nga projekti i mërparshëm, SEERMAP, i cili zhvilloi udhërrëfyesit afatgjatë për energjinë elektrike për Evropën Juglindore; ku u analizuan Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria, Rumania dhe Greqia, ka treguar se vendosja e planifikuar afatgjatë e kapaciteteve të rinovueshme në vendet e Ballkanit Perëndimor jo që është vetëm e mundshme, por ka disa përparësi.

 

Related Post

Monitorimi i zbatimit të ligjeve

27 Shkurt, 2018 0
Parimet e Komisionit për Zhvillim, Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal Autor: INDEP Data: 27 Shkurt 2018 Mbështetur nga: Agjencia…