Dora Musa, hulumtuese në INDEP po merr pjesë në edicionin e sivjetëm të shkollës së EPG-së me temë “Transformimi i mençur i sektorit të energjisë“. Për shkak të kushteve të krijuara nga pandemia, këtë vit kjo shkollë po mbahet virtualisht prej 23 deri 25 korrik, ku do të ketë ligjërata të shumta nga ekspertë të fushës në nivel botëror të cilët do të trajtojnë çështjet kyçe të tranzicionit të energjisë dhe rreth asaj se si do të qëndrojë sektori i energjisë pas efekteve të COVID-19. Dora do të ndajë me pjesëmarrësit tjerë punën dhe angazhimin e INDEP-it në sektorin e energjisë nëpërmjet programit të Zhvillimit të Qëndrueshëm, krahas shpalosjes së situatës së këtij sektori në Kosovë.
Në këtë edicion po marrin pjesë gjithsej 17 profesionistë të rinjë dhe studentë të energjisë nga 14 nacionalitete të ndryshme.