INDEP pjesë e komitetit drejtues të Koalicionit të Përdoruesve të Medias dhe Informacionit në Evropën Juglindore – CIMU SEE

Pas përfundimit të suksesshëm të konsultimeve nacionale mbi median dhe informacionin në Kosovë, të mbështetur nga UNESCO dhe BE, INDEP ka pranuar me kënaqësi ftesën e UNESCO-s për të qenë pjesë e komitetit drejtues të Koalicionit të Përdoruesve të Medias dhe Informacionit në Evropën Juglindore – CIMU SEE.

Ky koalicion është një iniciativë e përkrahur nga UNESCO që synon ta rrisë nivelin e edukimit mbi median dhe informacionin në rajon me qëllim të nxitjes së shfaqjes së një audience përdoruesish të informuar, aktive dhe kërkuese që është e aftë të ndikojë në sjelljen e sektorëve të medias dhe informacionit dhe qeverive të vendeve të rajonit të EJL.

Përmes këtij koalicioni, INDEP do ta lehtësojë formimin e rrjetit të organizatave joqeveritare fillimisht brenda Kosovës, e pastaj në rajon, rrjet i cili do të jetë i fokusuar që të sigurohet se mediat dhe ofruesit e tjerë të informacionit po i përmbushin përgjegjësitë e tyre qytetare dhe sociale.

CIMU SEE është iniciativë që koordinohet nga SEENPM, një rrjet i 18 qendrave të medieve dhe instituteve të 12 shteteve të Evropës Qendrore dhe Juglindore.

Kosova e përfaqësuar nga INDEP, është ndër anëtarët e parë të komitetit drejtues të CIMU SEE.