INDEP pjesë e “Kongresit të Europianëve të Rinj” me temë “Si të luftojmë për Klimën dhe Demokracinë?”

Asistentja hulumtuese në INDEP, Fatbardha Restelica, me fillim të shtatorit ishte pjesëmarrëse në “Kongresit të Evropianëve të Rinj” që u mbajt në Marsejë të Francës.

Ky kongres mblodhi akterë të rëndësishëm të fushave si klima dhe demokracia, si deputetë të Parlamentit Europian nga Holanda, aktivistë të ambientit nga Franca, organizata për të drejtat e grave dhe planifikimit familjar nga Polania, menaxherë të fushatave zgjedhore (konkretisht menaxherë të kryetarit të Stambollit, Turqi), si dhe iniciues të kampanjave mjedisore si Fridays for Future nga Çekia.

Krahas paneleve diskutuese, kongresi mbajti edhe punëtori të ndryshme, me ligjërues nga organizata të fuqishme si Europeans Green, Komitetit Ekzekutiv të Federatës së të Rinjve të Gjelbër Europianë, dhe Bündnis 90/Die Grünen.

Në kongresin e sivjetëm morrën pjesë rreth 60 pjesëmarrës nga të gjitha vendet e Europës. Kongresi shërben si urë lidhëse për të rinjtë aktivistë për klimën dhe demokracinë në Europë dhe më gjerë. Ky ishte edicioni i 7-të i Kongresit të përvjetshëm që mbahet çdo vit në një vend tjetër europian. Kongresi organizohet nga Heinrich-Böll-Stiftung nga Parisi, Fondacioni Green European dhe Federata e të Rinjve të Gjelbër Europianë.