INDEP – pjesë e platformës rajonale WeBER për monitorim të reformës në Administratë Publike

383 0

16 nëntor 2016 – Podgoricë – Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), që nga sot është zyrtarisht pjesë e rrjetit konsultativ të organizatave të shoqërisë civile që synon fuqizimin e shoqërisë civile dhe lehtësimin e procesit të reformës në administratë publike për vendet e Ballkanit Perëndimor. Platforma WeBER synon të krijojë mjete dhe instrumente praktike për konsultime dhe monitorim të strukturës, performancës dhe reformës së administratës publike. Ky bashkëpunim u finalizua me nënshkrimin e memorandumit nga INDEP.

Platforma dhe bashkëpunimi i arritur sot janë të rëndësisë së veçantë për përpjekjet e Instutit INDEP për ta mbështetur një administratë publike të pavarur politikisht, efikase në funksionim dhe që i përgjigjet nevojave të qytetarëve të saj. Në këtë linjë, INDEP do ta ofrojë përvojen e vet në të gjitha këto fusha që nga fushata e depolitizimit të bordeve, mbështetja e procesit ligjvënës në Kuvendin e Kosovës e deri te platforma për E-pjesëmarrje në procesin e politikëbërjes. Platforma WeBER do ta mundësojë bashkimin e përpjekjeve të të gjithë akterëve në rajon për të pasur një pasqyrë më të mirë të kualitetit dhe efikasitetit të administratës publike dhe reformës së saj në shërbim të Integrimit Europian.

Përndryshe, platforma Western Balkans Enabling Projects for Civil Society Monitoring of Public Administration Reform – WeBER, është krijuar për t’i mbështetur organizatat e shoqërisë civile për ta monitoruar reformën e administratës publike dhe për ta lehtësuar zhvillimin e qëndrueshëm rajonal përmes platformave të komunikimit, dialogut politik dhe raportimit kualitativ të mediave. Në ngjarjen lansuese që u mbajt në Podgoricë, morën pjesë përfaqësues të shoqërisë civile, mediave dhe politikëbërësve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Pjesëmarrja e INDEP në këtë ngjarje dhe nënshkrimi i memorandumit për të qenë pjesë e platformës WeBER, përfshihen në kuadër të programit të INDEP për bashkëpunim rajonal dhe qeverisje demokratike.

Related Post

“Pse migrojnë Kosovarët?”

30 Qershor, 2015 0
Sot, më 30 qershor 2015, Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe Friedrich Ebert Stiftung (FES) organizuan tryezën me titull “Pse…

INDEP: Thirrje për Ekip Hulumtues

1 Shtator, 2020 0
Që nga gushti i vitit 2020, INDEP po implementon projektin “Integrimi i Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) në Proceset…