INDEP mori pjesë në manifestimin qendror me rastin e Ditës Botërore të Standardeve, oganizuar nga Agjencia Kosovare e Standardizimit (AKS).
Pjesë e panelit të diskutimit ishte edhe Dardan Abazi, hulumtues në INDEP. Ai foli për rolin që ka shoqëria civile në promovimin e standardeve dhe në nxitjen e politikave publike për fuqizim të infrastrukturës së cilësisë dhe mbrojtjes së konsumatorit. “Fusha e standardizimit kërkon reforma të tilla si krijimi i një qendre informative të standardeve, ngritja e kapaciteteve të brendshme të AKS-së, fuqizimi i komiteteve teknike, etj. Të gjitha këto INDEP i ka identifikuar falë një pune intenzive një vjeçare dhe tregon edhe njëherë rëndësinë e angazhimit të organizatave lokale në fusha specifike, siç është standardizimi”, tha ndër të tjera z. Abazi.
Dita Botërore e Standardeve tradicionalisht shënohet me 16 tetor dhe mbledh përfaqësues të institucioneve, ekspertë të fushës së standardizimit, biznese, dhe të interesuar të tjerë. Këtë vit motoja e organizimit ishte “Standardet Ndërkombëtare dhe Revolucioni i 4-të Industrial”.