INDEP PO KËRKON PRAKTIKANT/E

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) po kërkon praktikant/e të cilët aktualisht janë në vitin e fundit të studimeve në nivel Bachelor ose studiojnë në nivelin Master dhe që janë të motivuar për ta kryer një praktikë tre mujore (orar i plotë ose i pjesshëm) gjatë të cilës do të asistojnë në hulumtim dhe detyra tjera administrative. Praktika është e pjesshme (20 orë në javë) për 3 muaj, ose e plotë (40 orë në javë), sipas dakordimit.
Nëse jeni të interesuar që të jeni pjesë e stafit tonë si praktikant/e, n’a dërgoni:
• CV-në tuaj, dhe
• një letër motivimi,
në e-mail adresën: fatbardha.restelica@indep.info, duke shkruar në titull të email-it: ‘INDEP Internship – Emri Mbiemri’.
Afati i fundit për aplikim është 12 shtator 2021, ora 23:59.