Të përfaqësuar nga hulumtuesi i Institutit, Dardan Abazi, po marrim pjesë në grupin e punës për hartimin e Projektligjit për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare. Pjesëmarrja e Institutit në këtë grup pune është pjesë e programit për promovim të qeverisjes demokratike dhe mëton të pasurojë debatin në lidhje me këtë projektligj.
Projektligji i ri synon të zëvendësojë Ligjin Nr. 04/L-57 për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare. Në punëtorinë e mbështetur nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet për tre ditë me radhë do të diskutohen dispozitat që kanë të bëjnë me parimet, format e organizimit, themelimit, regjistrimit, ç’regjistrimit apo shuarjes së organizatave joqeveritare. Instituti INDEP në vazhdimsi ka promovuar një mjedis të lirë të ushtrimit të së drejtës kushtetuese të asociimit dhe pjesëmarrjes sa më të madhe të OJQ-ve në procesin e politikëbërjes.