Në kuadër të projektit “Gratë menaxhere në sektorin publik – Lehtësimi i transformimit nga qasja kuantitative në atë kualitative”, INDEP zgjodhi Vushtrrinë si komunë të rradhës për të mbajtur ligjëratën mbi barazinë gjinore dhe lojën stimuluese mbi ligjet në fuqi që prekin temat e barazisë.
Shkolla fillore ‘SHMU2’ ishte përfituese e këtij aktiviteti, e cila selektojë 12 nxënës të dalluar të cilët u prezantuan me konceptet e barazisë gjinore dhe situatën aktuale në Kosovë. Loja stimuluese filloi me ngacmimin e mendimit tyre kritik në lidhje me barazinë gjinore, duke vazhduar me shpjegim më të detajuar rreth rolit dhe pozitës së grave në sektorin publik në Kosovë. Pjesa kryesore e kësaj loje morri pjesë në fund të ligjeratës, në të cilën nene të ligjeve të ndryshme u paraqitën para nxënësve të cilët u nxitën të gjejnë boshkllëqe në këto nene dhe njëherazi të përmirësojnë ashtu siç ata mendojnë këto gabime.
Ky projekt u mbështet nga Programi Angazhimi për Barazi- E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe implementuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC.