INDEP publikon analizën e Raportit Rregullativ për Përcaktimin e të Hyrave të Lejuara për Ngrohtoren e Qytetit Termokos SH.A.

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), në kuadër të programit për zhvillim të qëndrueshëm dhe programit për qeverisje demokratike ka analizuar Raportin Rregullativ për Përcaktimin e të Hyrave të Lejuara për Ngrohtoren e Qytetit Termokos SH.A. për Sezonin e Ngrohjes 2018/2019. INDEP ka bazuar punën duke marrë parasysh mbrojtjen e konsumatorit, efiçiencën e energjisë dhe sigurimin e një tregu funksional të furnizimit me ngrohje.

Ndërmarrja publike Termokos, ka parë një transformim të teknologjisë dhe burimit të ngrohjes që ofron për qytetarët e Prishtinës. Në anën tjetër, struktura tarifore për konsumatorët fundorë për ngrohjen të cilën e marrin ende nuk ka ndryshuar. Që në hyrje të dokumentit që po e shqyrtojmë, ZRRE ka shpallur se për përcaktimin e metodologjisë tarifore janë marrë për bazë “parimet e mosdiskriminimit dhe arsyeshmërisë” 1 . Në anën tjetër siç do të shohim, në përmbajtje të saj nuk janë trajtuar disa nga elementet që e bëjnë tarifimin e tanishëm thellësisht diskriminues dhe të padrejtë.

Ngrohja është një nga produktet bazë të qytetarëve të Kosovës. Në situatë të tillë dhe duke marrë parasysh monopolin që ekziston, është e domosdoshme një faturim i drejtë dhe i bazuar me një listë të qartë të kritereve të faturimit për qytetarët e Kosovës. Cilësia e shërbimeve dhe efiçienca e ofrimit të tyre duhet të jetë kriteri bazë mbi të cilin pastaj duhet të kalkulohen kostot dhe të përcaktohen të hyrat maksimale të lejuara

Në këtë link mund ta lexoni analizën në detaje.