INDEP publikon buletinin e 12-të me temën “Rimëkëmbje, Gjithpërfshirje, Qëndrueshmëri”

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) përmes publikimit periodik të buletinëve synon të informojë qytetarët e Republikës së Kosovës për masat, zbatimin dhe më të rejat e Pakos së Ringjalljes Ekonomike. Përmes edicionit të dymbëdhjetë të buletinit, janë paraqitur informata rreth implementimit të masave të Pakos së Ringjalles Ekonmike, karakteristikave që kanë pasur këto masa si dhe ndikimit të tyre.

Buletini gjendet këtu.

Ky buletin mbështetet nga Balkan Trust for Democracy (BTD), një projekt i Fondit Gjerman Marshall të SHBA-ve dhe popullit amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të BTD, Fondit Gjerman Marshall, USAID-it apo të Qeverisë Amerikane.