Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) përmes publikimit periodik të buletinëve synon të informojë qytetarët e Republikës së Kosovës për masat, zbatimin dhe më të rejat e Pakos së Ringjalljes Ekonomike. Ky aktivitet zbatohet në kuadër të projektit “Rimëkëmbje për Qëndrueshmëri”. Ky edicion i radhës i buletinit ofron informata mbi politikat e gjelbra të rimëkëmbjes, përafrimin e këtyre politikave me Pakon e Ringjalljes Ekonomike dhe rimëkëmbjen e gjelbër si një zgjidhje e duhur e tejkalimit të krizës së shkaktuar nga pandemia COVID-19.
Buletini gjendet këtu.
Ky buletin u përgatit me mbështetjen e Balkan Trust for Democracy, një projekt i German Marshall Fund e Sh.B.A.-së dhe USAID. Opinionet e shprehura në këtë botim nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Balkan Trust for Democracy, German Marshall Fund e Sh.B.A.-së, USAID ose të qeverisë Amerikane. Opinionet e shprehura në këtë post nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Balkan Trust for Democracy, German Marshall Fund of the United States, USAID-it apo të Qeverisë Amerikane.