Buletinet në kuadër të projektit “Rimëkëmbje, Gjithpërfshirje, Qëndrueshmëri” janë publikime të Institutit për Politika Zhvillimore – INDEP, përmes të cilëve INDEP po ofron informim të detajuar rreth Pakos së Ringjalljes Ekonomike, për qytetarët e Republikës së Kosovës. Masat të cilat i përfshin kjo pako, kanë për qëllim lehtësimin e problemeve dhe dëmeve të shkaktuara nga pandemia COVID-19.
Edicioni i dytë i buletinit ka si temë Masën 1 dhe ka të përfshirë informata rreth kësaj mase të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, e quajtur Mbështetja e Punësimit. Gjithsej, kjo masë ka të alokuara 50 milionë Euro, të cilat janë të ndara në shtatë nënmasa. Përmes këtij buletini, synohet të informohen qytetarët më në detaje, e në veçanti qytetarët përfitues të kësaj mase.
Buletini gjendet këtu
Ky buletin u përgatit me mbështetjen e Balkan Trust for Democracy, një projekt i German Marshall Fund e Sh.B.A.-së dhe USAID. Opinionet e shprehura në këtë botim nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Balkan Trust for Democracy, German Marshall Fund e Sh.B.A.-së, USAID ose të qeverisë Amerikane.