INDEP publikon buletinin e katërt të projektit “Rimëkëmbje për Qëndrueshmëri” me temën ‘Masa 2 – Ringjallja e Ekonomisë dhe Prodhimit’

Buletinet në kuadër të projektit “Rimëkëmbje, Gjithpërfshirje, Qëndrueshmëri” janë publikime të Institutit për Politika Zhvillimore – INDEP, përmes të cilëve INDEP po ofron informim të detajuar rreth Pakos së Ringjalljes Ekonomike, për qytetarët e Republikës së Kosovës. Masat të cilat i përfshin kjo pako, kanë për qëllim lehtësimin e problemeve dhe dëmeve të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

Edicioni në fjalë i buletinit – ‘Masa 2 – Ringjallja e Ekonomisë dhe Prodhimit’, ka për synim informimin e detajuar për sa i përket masës së dytë të Pakos së Ringjalljes Ekonomike dhe nënmasave të saj. Shuma e ndarë për këtë masë është 108 milionë Euro.

Buletini në shqip gjendet këtu.

Ky buletin u përgatit me mbështetjen e Balkan Trust for Democracy, një projekt i German Marshall Fund e Sh.B.A.-së dhe USAID. Opinionet e shprehura në këtë botim nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Balkan Trust for Democracy, German Marshall Fund e Sh.B.A.-së, USAID ose të qeverisë Amerikane.