INDEP publikon buletinin e parë në kuadër të projektit “Rimëkëmbje për Qëndrueshmëri”. Ky projekt ka për qëllim të promovojë një perspektivë të Agjendës së Gjelbër në pakot e ardhshme të rimëkëmbjes, të monitorojë zbatimin e masave nxitëse dhe të sigurojë një mënyrë të dobishme për qytetarët që të përfshihen në diskutim duke përfituar nga teknologjia e informacionit. Edicioni i parë i buletinit përmban një përshkrim të tërësishëm të masave të përcaktuara në Pakon e Ringjalljes Ekonomike. Duke monitoruar zbatimin e kësaj pako dhe pakove tjera pasuese, përmes këtij dhe buletinëve të radhës, INDEP do të informojnë publikun për zbatimin e pakos duke ndikuar kështu në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies mes institucioneve relevante dhe qytetarëve të
Kosovës.
Buletini është i qasshëm këtu.
Ky buletin u përgatit me mbështetjen e Balkan Trust for Democracy, një projekt i German Marshall Fund e Sh.B.A.-së dhe USAID.
Opinionet e shprehura në këtë botim nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Balkan Trust for Democracy, German Marshall Fund e Sh.B.A.-së, USAID ose të qeverisë Amerikane.