INDEP ka monitoruar për tetë muaj me radhë zbatimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike
përmes platformës së monitorimit të zbatimit të këtij ligji. Gjatë këtyre muajve janë monitoruar
dhjetë masat e përcaktuara përmes këtij ligji. Këto masa janë miratuar me qëllim të rimëkëmbjes së
ekonomisë e cila u dëmtua për shkak të pandemisë COVID-19.
Përmes Buletinit të dhjetë, janë paraqitur të dhënat rreth shkallës së zbatimit të dhjetë masave të
përcaktuar përmes Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike. Këto të dhëna kanë pasqyruar gjendjen e
zbatimit të këtyre masave duke pasur parasysh se jemi në përfundim të tetë mujorit që nga miratimi i
këtij ligji në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ndër këto masa, vlenë të theksohet se jo të gjitha
kanë gjetur zbatim të duhur dhe se pritet që të vihen në zbatim të tërësishëm gjatë muajve tjerë të
mbetur, përmes pakove tjera, periudhë kjo e cila pritet të jetë vendimtare për rimëkëmbjen e
ekonomisë së vendit.
Për të lexuar buletinin e plotë, klikoni këtu:
Ky buletin është pjesë e projektit “Barometri i Rimëkëmbjes – për transparencë dhe llogaridhënie”
financuar nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të hapur (KFOS).