INDEP publikon buletinin e shtatë me temën “Masa 5 – Investimi në infrastrukturë dhe ambient”

 

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) në kuadër të projektit “Rimëkëmbje për Qëndrueshmëri”, përmes publikimit periodik të buletinëve, synon të informojë qytetarët e Republikës së Kosovës për masat, zbatimin dhe më të rejat e Pakos së Ringjalljes Ekonomike. Buletinet kanë për qëllim që të shpalosin të dhëna dhe informata të detajuara, në mënyrë që implementimi i Pakos së Ringjalljes Ekonomike të jetë i suksesshëm dhe gjithëpërfshirës, e gjithashtu të ndihmojë tejkalimin e krizën nga pandemia COVID-19.

Ky edicion i buletinit, i shtati me rradhë, do të shtjellojë dhe do të ofrojë informacione shtesë përfshirë këtu edhe analiza sa i përket masës së pestë të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. Kjo masë titullohet ‘Investimi në infrastrukturë dhe ambient’ dhe ka të parapara 100 milionë Euro. Rëndësia e kësaj mase në avansimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë, shtimin e masave të efiçiencës së energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit është esenciale dhe rrjedhimisht implementimi i saj lidhet ngushtë me kohën e krizës në të cilën gjendemi.

Buletini në shqip gjendet këtu.

Ky buletin u përgatit me mbështetjen e Balkan Trust for Democracy, një projekt i German Marshall Fund e Sh.B.A.-së dhe USAID. Opinionet e shprehura në këtë botim nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Balkan Trust for Democracy, German Marshall Fund e Sh.B.A.-së, USAID ose të qeverisë Amerikane.