INDEP publikon dy punime të reja me fokus në marrëdhëniet e përbashkëta ekonomike në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe sfidat kyçe në procesin e integrimit evropian

67 0

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) publikon dy punime me fokus në marrëdhëniet e përbashkëta ekonomike në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe sfidat kyçe në procesin e integrimeve evropiane.
Punimi i parë “Aspektet ekonomike të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë – Marrëdhëniet tregtare dhe bashkëpunimet biznesore në mes të komuniteteve lokale” identifikon problemet kryesore dhe pengesat në tregti dhe marrëdhëniet ekonomike midis komuniteteve lokale në të dy anët e kufirit, si dhe sugjeron masa për përmirësimin e bashkëpunimit në mes të vendimmarrësve.

Ndër të gjeturat kryesore theksojmë nevojën për intervenim në fushën e transportit dhe doganave me qëllim uljen e shpenzimeve të terminalit doganor në Mitrovicë që është ndër më të shtrenjtit në Evropë (EUR 41), kërkesën për ofrim të çmimeve më të volitshme për polisa të sigurimit te makinave, prezencën e tregtisë në zonën e hirtë dhe nevojën për ta luftuar atë, etj.

Punimin e plotë mund ta lexoni këtu

Përderisa, punimi i dytë “Kosova – Serbia: Potenciali për bashkëpunim dhe sfidat kyçe të perspektivës së përbashkët evropiane” shfaq një analizë të procesit të integrimit evropian të Kosovës dhe Serbisë me theks të veçantë në mundësitë e hapura nga Marrëveshjet e Brukselit dhe një numër nismash të bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor. Në punim shtjellohen legjislacioni dhe reformat nevojshme që do të ndikonin në modernizimin e përgjithshëm dhe zhvillimin demokratik dhe ekonomik të rajonit. Autorët sugjerojnë që për implementim të suksesshëm të Marrëveshjes së Brukselit është e nevojshme të hapet një debat publik mbi të githa pikat e marrëveshjes dhe të përfshihen edhe serbet e veriut në dialogun Kosovë – Serbi. Po ashtu, në mes të tjerash, ata propozojnë që të rritet bashkëpunimi në mes të organizatave të shoqërisë civile të Serbisë dhe Kosovës, duke përmirësuar në këtë mënyre komunikimin mes komuniteteve lokale.

Punimin e plotë mund ta lexoni këtu

Punimet janë realizuar në bashkëpunim me Lëvizjen Evropiane në Serbi (EMINS) dhe janë rezultat i dy tryezave të rrumbullakëta të organizuara në Leskovc në dhjetor 2013 dhe në Beograd në prill 2014. Në tryezat e organizuara ishin të pranishëm përfaqësues të shoqërisë civile, afaristë, zyrtarë të lartë dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare nga të dy vendet.

Related Post