INDEP Publikon edicionin e 5të të Buletinit me temë tërheqjen e 10 përqindëshit nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës

471 0

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) në botimin e tij periodik të Buletineve të Rimëkëmbjes, shpalosë më të rejat rreth Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike. Këto Buletine kanë për qëllim që përmes informacioneve, me nje gjuhë dhe terma sa më të thjeshtë të i shpalosë para publikut të gjerë elementet kryesore të Ligjit të Rimëkëmbjes dhe Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike për pandeminë COVID-19. Kjo në mënyrë që çdoherë e më shumë të rritet transparenca dhe llogaridhënia ndaj qytetarëve të Kosovës nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Ky edicion i Buletineve shpalosë temën e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, mundësinë e tërheqjes së 10 përqindëshit të kursimeve nga kontributdhënësit dhe impaktin që e ka kjo masë në rimëkëmbjen ekonomike.

Për të lexuar Buletinin e plotë, kliko Këtu.

Ky buletin është pjesë e projektit “Barometri i Rimëkëmbjes – Për transparencë dhe llogaridhënie” financuar nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të hapur (KFOS).

Related Post