INDEP publikon edicionin e shpejtë të buletinit “Rimëkëmbje, Gjithpërfshirje, Qëndrueshmëri”. Tematika e buletinit ndërlidhet me Masën 1.1., 1.2. dhe 1.3. të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
Buletinet në kuadër të projektit “Rimëkëmbje për Qëndrueshmëri” janë publikime të Institutit për Politika Zhvillimore – INDEP, përmes të cilëve INDEP po ofron informim të detajuar rreth Pakos së Ringjalljes Ekonomike, për qytetarët e Republikës së Kosovës. Masat të cilat i përfshin kjo pako, kanë për qëllim lehtësimin e problemeve dhe dëmeve të shkaktuara nga pandemia COVID-19.
Afati i fundit për aplikim për këto masa është data 15 tetor 2021, në ora 24:00.
Buletinin e plotë mund ta gjeni këtu.
Ky buletin u përgatit me mbështetjen e Balkan Trust for Democracy, një projekt i German Marshall Fund e Sh.B.A.-së dhe USAID. Opinionet e shprehura në këtë botim nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Balkan Trust for Democracy, German Marshall Fund e Sh.B.A.-së, USAID ose të qeverisë Amerikane.