INDEP publikon hulumtimin “Menaxhimi i mbeturinave në Kosovë – identifikimi i sfidave të sektorit”

95 0

Menaxhimi i mbeturinave në vendet në zhvillim e sipër mbetet një ndër problemet mjedisore që po cenojnë një zhvillim të qëndrueshëm të shoqërisë, me ndikim më të madh në shëndetin publik dhe cilësinë e mjedisit në përgjithësi. Krahas nivelit të lartë të ndotjes së ajrit, tokës, dhe ujit, Kosova gjithashtu ballafaqohet me praktika joadekuate të menaxhimit të mbeturinave të cilat kontribuojnë ende më shumë në ndotjen e burimeve jetësore.

Deri në vitin 2019, supozohet se në Kosovë niveli i gjenerimit të mbeturinave do të rritet për 17.37%. Kjo për arsye të shumta, si rritja e numrit të popullsisë, migrimit të brendshëm, konsumi më i madh i të mirave etj. Ajo çfarë mbetet shqetësuese është mos implementimi i kornizës legjislative mbi menaxhimin e mbeturinave, edhe pse kjo e fundit është mjaft i përafruar me Acquis të BE-së, si dhe mungesa e metodave adekuate për trajtimin dhe hedhjen e mbeturinave.

Klikoni këtu për të lexuar detajisht mbi sfidat kryesore të këtij sektori në Kosovë dhe rekomandimet se si duhen adresuar këto sfida.

Related Post