Ky edicion vjen më ndryshe se buletinët e kaluar. Quhet Edicion i Shpejtë sepse ka për qëllim informimin e shpejtë të qytetarëve për masat e reja mbështetëse të cilat kanë një afat më të shkurtër kohor dhe për procedurat e aplikimit.
Buletini shtjellon temën e subvencionimit të shoqërive tregtare (bizneseve), përkatësisht subvencionimin e pagës së punëtorëve dhe subvencionimin e pagesës së qirasë për bizneset që kanë pësuar rënie të ndjeshme në të hyra për shkak pandemisë COVID-19 dhe ku¬zimeve të vendosura. Këto masa janë si pjesë e Vendimit Nr. 01/05, të datës 05.04.2021, të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Buletini gjendet këtu.
Ky aktivitet është pjesë e projektit “Barometri i Rimëkëmbjes – Për transparencë dhe llogaridhënie” financuar nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të hapur (KFOS).