INDEP publikon numrin e katërt të Buletinit të Rimëkëmbjes me temë “Rimëkëmbja dhe Fondi Kosovar për Garanci Kreditore”

627 0

Ky edicioni i buletinit shtjellon temën e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK), ku përmes skemës garantuese synon të arrijë sigurimin e likuiditetit financiar. Përmes kësaj mase, Qeveria e Kosovës synon që të arrijë të ndihmojë në Rimëkëmbjen Ekonomike. Buletini i Rimëkëmbjes synon që me anë të intervistave me përfaqësues të institucioneve përgjegjëse për temat e caktuara në përputhje me temën e buletinit të sjell pikëpamjet e institucioneve kyçe të fushës. Krahas kësaj, INDEP ka zhvilluar intervistë edhe me përfaqësuesit e FKGK (drejtorin menaxhues të FKGK z. Besnik Berisha, dhe Menaxheren e Lartë të Garancive znj. Nora Arifi) të cilët na kanë informuar rreth kësaj çështje.

Për të lexuar buletinin e plotë, klikoni këtu 

Ky buletin është pjesë e projektit “Barometri i Rimëkëmbjes – për transparencë dhe llogaridhënie” financuar nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të hapur (KFOS).

Related Post