Përmes Buletinit të nëntë, janë paraqitur të dhënat rreth shkallës së zbatimit të secilës masë të përcaktuar përmes Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike. Këto të dhëna kanë pasqyruar gjendjen e zbatimit të këtyre masave duke pasur parasysh se jemi në përfundim të gjashtëmujorit të parë që nga miratimi i këtij ligji në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ndër këto masa, vlenë të theksohet se jo të gjitha kanë gjetur zbatim të duhur dhe se pritet që të vihen në zbatim të tërësishëm gjatë gjashtëmujorit tjetër, periudhë kjo e cila pritet të jetë vendimtarë për rimëkëmbjen ekonomike të vendit.
Për të lexuar buletinin e plotë, klikoni në këtë vegëz: këtu.
Ky buletin është pjesë e projektit “Barometri i Rimëkëmbjes – për transparencë dhe llogaridhënie” financuar nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të hapur (KFOS).