INDEP publikon numrin e tretë të Buletinit të Rimëkëmbjes me temë subvencionimin e tarifës për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë (BRE)

Qëllimi kryesor i edicionit të tretë të Buletinit të Rimëkëmbjes është që të ofrojë informata rreth Nenit 15 të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike – Subvencionimi i tarifës së BRE-ve për të gjithë konsumatorët për 5 muaj për periudhën 01 janar deri më 31 maj 2021. Tutje, ky buletin informon se çfarë janë tarifat nxitëse,  çfarë parasheh Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike për Subvencionimin e tarifës së BRE-ve dhe çka përfitojnë qytetarët nga kjo masë. Ky edicion i Buletinit përmban edhe të dhëna të nxjerra nga takimet me përfaqësues të Zyres së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE).

Për të lexuar buletinin e plotë, klikoni këtu. 

Ky buletin është pjesë e projektit “Barometri i Rimëkëmbjes – Për transparencë dhe llogaridhënie” financuar nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të hapur (KFOS).