INDEP publikon punimin mbi mënyrat e transformimit urban drejt qëndrueshmërisë në Kosovë

Një ndër Objektivët e Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ) me rëndësi të madhe për të siguruar një jetesë kualitative dhe mirëqenie për qytetarët në zonat urbane e cila përcakton treguesit dhe indikatorët për transformim të qëndrueshëm urban është OZHQ 11.

Qytetet mbeten zona ku shumica e aktiviteteve ekonomike zhvillohen, andaj edhe popullsia migron për të siguruar një kualitet më të mirë të jetesës. Në zonat urbane, për qëllime të shumta, ende ka pabarazi të theksuar, degradim të mjedisit, përjashtim ekonomik dhe social, etj., të cilat duhet adresuar për të avancuar Agjendën 2030.

Punimi në fjalë identifikon termat e OZHQ 11 dhe qëndrueshmërisë urbane, problemet kryesore me të cilat qytetet e Kosovës ballafaqohen, dhe në fund rekomandon masat dhe politikat që duhen zbatuar për të transformuar qytetet e Kosovës në zona të qëndrueshme.

Për të lexuar punimin e plotë, klikoni këtu.