Raportimi dhe vizualizimi i Objektivëve të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ-të) përbën hapin e fundit dhe po aq të rëndësishëm në ciklin e monitorimit të përmbushjes së indikatorëve dhe sigurimit të mirëqenies ekonomike, sociale dhe mjedisore.
Zbatimi i OZHQ-ve është përgjegjësi e institucioneve në të gjitha nivelet, qoftë ato qendrore dhe lokale. Por këto të fundit luan rol kyq duke patur parasysh faktin se Agjenda 2030 ka në qendër të fokusit parimin e gjithëpërfshirjes dhe komunat janë ato që duhet të jenë afër qytetarëve të komuniteteve të ndryshme.
Punimi në fjalë synon që të prezantojë rëndësinë e vizualizimit të të dhënave mbi OZHQ-të, sfidat e pasqyrimit të OZHQ-ve në Kosovë, rastet më të mira studimore për vizualizimin të OZHQ-ve, dhe në fund liston rekomandimet dedikuar komunave të Kosovës përë zbatim të OZHQ-ve deri në fund të vitit 2030.
Për më shumë, lexo punimin këtu.