INDEP shpërndan çertifikata për 48 biznese model për investimet e bëra në fushën e efiçiencës së energjisë

72 0

Instituti INDEP sot organizoi një ceremoni me qëllim të ndarjes së çertifikatave për bizneset të cilat ishin përfituese të skemës së granteve ‘Efiçienca e energjisë për zhvillim’. Nga kjo skemë e granteve kanë përfituar 48 biznese nga 5 komuna, respektivisht Komuna e Prishtinës, e Fushë Kosovës, e Obiliqit, e Podujevës dhe e Lipjanit. Shuma totale e skemës së granteve e destinuar për këto biznese ishte 99,912.00 EUR.

Skema e granteve ‘Efiçienca e energjisë për zhvillim’ është mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Me këto grante, bizneset kanë investuar në masa të ndryshme të efiçiencës së energjisë, si izolim to objekteve ku operojnë, ndërrim të dyerve dhe dritareve, ndriçim efiçient, blerje të pajisjeve efiçiente apo instalim të paneleve solare.

Investimi në masa të efiçiencës së energjisë i bën këto biznese shembull në komunitet si biznese që kanë nivel të lartë të përgjegjshmërisë ndaj shoqërisë dhe mjedisit.

Me këtë aktivitet INDEP përmbyll projektin ‘Efiçienca e energjisë për zhvillim’ duke shënuar kështu një fillim të mbarë të përfshirjes së drejt për drejt edhe të komunitetit të biznesit drejt përmbushjes së objektivave të vendit tonë në fushën e efiçiencës së energjisë.

Related Post