INDEP sot mbajti lojën simuluese mbi barazinë gjinore me nxënësit e shkollës fillore ‘Rasim Kiçina’ në Komunën e Drenasit

Në kuadër të projektit “Gratë menaxhere në sektorin publik – Lehtësimi i transformimit nga qasja kuantitative në atë kualitative”, INDEP përzgjodhi Drenasin si komunë të rradhës për të mbajtur ligjëratën mbi barazinë gjinore dhe lojën stimuluese mbi ligjet në fuqi që prekin temat e barazisë. Shkolla fillore ‘Rasim Kiçina’ selektojë 12 nxënës të dalluar të cilët u prezantuan me konceptet e barazisë gjinore dhe situatën aktuale në Kosovë. Ligjërata filloi me ngacmimin e mendimit tyre kritik në lidhje me barazinë gjinore, duke vazhduar me shpjegim më të detajuar rreth rolit dhe pozitës së grave në sektorin publik në Kosovë. Në fund, loja simuluese përfshiu nene të ligjeve të ndryshme të cilat u paraqitën para nxënësve të cilët u nxitën të gjejnë boshkllëqe në këto nene dhe njëherazi të përmirësojnë ashtu siç ata mendojnë këto gabime. Ky projekt u mbështet nga Programi Angazhimi për Barazi- E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe implementuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC.