INDEP është kontraktuar nga Bashkimi Evropian për të ofruar asistencë përfituesve të granteve operacionale të siguarara përmes fondit Civil Society Faciliy (CSF). Qëllimi i këtyre granteve është zhvillimi dhe fuqizimi i sistemeve të qeverisjes dhe llogaridhënies të oganizatave përfituese për të qenë Organizata të Shoqërisë Civile të afta, transparente, përgjegjëse dhe efektive.
Objektivi i përgjithshëm i CSF është forcimi i demokracisë pjesëmarrëse dhe procesit të integrimit në BE në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi duke fuqizuar shoqërinë civile për të marrë pjesë aktive në vendimmarrje dhe duke stimuluar një mjedis ligjor dhe financiar për shoqërinë civile dhe mediat pluraliste. INDEP është duke kërkuar një (1) ekspert me ekspertizë në fushën e FINANCAVE – Menaxhim, planifikim dhe raportim financiar/buxhetor. Për më shumë, ju lutemi t’i referoheni termave të referencës!