Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) hap thirrjen për praktikantë. INDEP po kërkon praktikantë të cilët aktualisht janë në vitin e fundit të studimeve në nivel Bachelor ose studiojnë në nivelin Master dhe që janë të motivuar për ta kryer një praktikë tre mujore (orar i plotë ose i pjesshëm) gjatë të cilës do të asistojnë në hulumtim dhe detyra tjera administrative.
Si të aplikoni?
Nëse jeni të interesuar që të jeni pjesë e stafit tonë si praktikantë, n’a dërgoni një Letër Motivimi dhe CV-në tuaj në e-mail adresën: kaltrina.rexha@indepinfo-b0e5ca.ingress-earth.ewp.live/ duke shkruar në subject: INDEP Internship.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Hulumtim i pavarur
- Asistim në hulumtim online
- Asistim në hulumtim në terren
- Asistim në eventet e INDEP
- Asistim në hartimin e analizave të politikave
- Monitorim rreth temave relevante për INDEP
- Përkthim i dokumenteve (Nga gjuha angleze dhe anasjelltas, nëse duhet)
- Mbajtja e databazave të caktuara
- Detyra dhe përgjegjësi të tjera që mund të caktohen nga mbikëqyrësi
Kualifikimi i kërkuar:
- Shkathtësi ndërpersonale
- Shkathtësi të mira organizative
- Shkathtësi të shkëlqyera në komunikim në gjuhën shqipe dhe angleze
- Të jetë në gjendje të punojnë në mënyrë të pavarur dhe t’i menaxhojnë detyrat në mënyrë proaktive
- Të jetë efikas në programet MS Office, veçanarisht në MS Word dhe Excel.
Praktika është e pjesshme (20 orë në javë) për 3 muaj, ose e plotë (40 orë në javë), sipas dakordimit.
Afati i fundit për t’i dërguar aplikimet online është 10 nëntor 2020, ora 23:59 në e-mail adresën: kaltrina.rexha@indepinfo-b0e5ca.ingress-earth.ewp.live/.
Aplikantët e përzgjedhur për intervista do të njoftohen përmes e-mail adresës më së largu deri me 13 nëntor 2020.