INDEP vazhdon te jetë promotor i Edukimit Medial dhe Informacionit (EMI) në Kosovë

762 0

Për dy vite rradhazi tashmë, INDEP po punon mbi trajtimin e temës për EMI-n duke ushtruar aktivitete të shumta si hulumtime, tryeza, etj. Dita e djeshme shënon dedikimin tonë të vazhdueshëm për promovim të EMI-t duke ofruar kështu mbështetje edhe në nivel akademik. INDEP është i lumtur për bashkëpunimin e mirëfilltë që ka krijuar me Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës (UP) nëpërmjet publikimit të revistës “Intro”. Revista në fjalë përfshin artikuj me tema të ndryshme mbi fushën e EMI-t dhe u realizua nga studentë të vitit të tretë të Departamentit të Gazetarisë në kuadër të lëndës “Menaxhim i medias”.

Për INDEP, ky hap shënon vetëm fillimin e një bashkëpunimi për një qëllim të mirë e që shpresojmë të zgjatë edhe për shumë vite.

Related Post

INDEP: Thirrje për ekspert

Posted by - 12 Dhjetor, 2017 0
INDEP është kontraktuar nga Bashkimi Evropian për të ofruar asistencë përfituesve të granteve operacionale të siguarara përmes fondit Civil Society…