Institute for Development Policy (INDEP) së bashku me 22 organizata joqeveritare i kanë dërguar letër Kryeprokurorit të Shtetit Aleksandër Lumezi duke kërkuar efikasitet, vigjilencë dhe profesionalizëm në hetimin e këtyre përgjimeve dhe të gjykojë nëse ka elemente të veprës penale të kryer nga zyrtarët shtetërorë dhe personat tjerë që u identifikuan nga përgjimet e bisedave tashmë të njohura si “Pronto 2”.