Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) po vazhdon të mbajë aktivitete mbi barazinë gjinore me nxënësit e shkollave fillore të Kosovës

59 0
Në kuadër të projektit “Gratë menaxhere në sektorin publik – Lehtësimi i transformimit nga qasja kuantitative në atë kualitative”, INDEP përzgjodhi Kamenicën si komunë të radhës për të mbajtur ligjëratën mbi barazinë gjinore dhe lojën stimuluese mbi ligjet në fuqi që prekin temat e barazisë. 12 nxënës të shkollës fillore ‘Dëshmorët e Kombit’ u prezantuan me konceptet e barazisë gjinore dhe situatën aktuale në Kosovë. Pas ligjërimit, pasoj loja simuluese e cila përfshiu nene të ligjeve të ndryshme të cilat u paraqitën para nxënësve të cilët u nxitën të gjejnë boshllëqe në këto nene dhe njëherazi të përmirësojnë ashtu siç ata mendojnë këto gabime. Ky projekt u mbështet nga Programi Angazhimi për Barazi- E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe implementuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC.

Related Post