Letër deputetëve të Komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në lidhje me KOSTT-in

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), i ka drejtuar një letër anëtarëve të Komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri. Përmes kësaj letre, INDEP u ka kërkuar atyre si anëtarë të Komisionit parlamentar, nën ombrellën e së cilit tashmë është KOSTT, që ta kundërshtojnë vendimin joligjor dhe të ngutshëm të Qeverisë në lidhje me shkarkimin e anëtarëve të bordit të ndërmarrjes publike KOSTT, ndërmarrje kjo e cila nga viti i kaluar është de-fakto agjenci e pavarur nën kompetencë të Kuvendit dhe nuk gjendet nën juridiksionin e Qeverisë.

Letrën mund ta lexoni në këtë link.