Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) në partneritet me Zyrën për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit dhe me mbështetje të UNESCO-s dhe BE-së, e mbajti sot konferencën: Konsultimet nacionale për Edukimin mbi Median dhe Informacionin në Kosovë.
Këto konsultime mundësuan një debat gjithëpërfshirës për Edukimin mbi Mediat dhe Informacionin (EMI) dhe synojnë ta inicojnë procesin e hartimit të një kornize strategjike për integrimin e konceptit të EMI në sistemin arsimor formal, informal dhe jo formal. Konsultimet Nacionale i mblodhën hisedarët prej sektorit qeveritar dhe jo qeveritar në fushën e EMI, në përpjekje për të gjetur mënyra inovative, kreative dhe të qëndrueshme për t’i ofruar shoqërisë EMI.
I pranishëm në hapjen e konferencës ishte edhe Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, i cili e përgëzoi INDEP-in për iniciativën në këtë fushë. Ai tha se për shumë vite është diskutuar futja e edukimit media dhe se në një farë mënyrë ajo tashmë është futur ne sistemin arsimor pavarësisht se ndoshta nuk është futur në hapësirën e duhur. Është bërë një hap pozitiv në futjen edukimit medial në tekste dhe kurrikula. Po ashtu, Z. Bytyqi, e vlerësoi edukimin medial si tejet të rëndësishëm për të rinjtë duke sugjeruar futjen e kësaj lënde si zgjedhore në të gjitha shkollat.
Ndërkaq, drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë/ZKM, tha se prioritet për Qeverinë është thellimi i bashkëpunimit me shoqërinë civile dhe publikun në përgjithësi në aspektin e edukimit. Z. Hajredini më tutje bëri të ditur se si zyre kanë një strategji përmes së cilës veprojnë e që sipas tij, me të gjeturat e konferencës së INDEP do të ndikojnë edhe edukimin për media.
Në këtë konferencë, u prezantua po ashtu edhe punimi hulumtues para-final i INDEP për politikat dhe strategjitë për Edukimin mbi Median dhe Informacionin në Kosovë. Krenar Gashi, autor i këtij punimi, tha se me mbledhjen e hisedarëve në këtë konferencë dhe konsultime, përfshirë edhe institucionet qeverisëse, është arritur qëllimi i parë i projektit.
Konsultimet nacionale u zhvilluan 3 (tri) sesioneve:
- Sesioni i konsultimeve I:Roli i mediave, trupave (vetë) rregullues, ndërmjetësuesve të informacionit dhe grupeve të medieve qytetare në zhvillimin e Edukimit mbi Median dhe Informacionin (EMI)
- Sesioni i konsultimeve II:Edukimi mbi median dhe informacionin (EMI) si strategji edukative për zhvillimin e të menduarit kritik
- Sesioni i konsultimeve III:Roli i shoqërisë civile dhe grupeve të medieve qytetare në Edukimin mbi median dhe informacionin (EMI)
Sesionet u moderuan nga ekspertë të fushës së medias përfshirë Naile Krasniqin nga Komisioni i Pavarur i Mediave; Imer Mushkolaj nga Këshilli i Shkruar i Mediave; Lindita Tahiri, ligjëruese e EMI në UP, Arbër Geci, zëvendësministër në MASHT dhe Dane Koruga nga OSBE dhe Habit Hajredini nga Zyra për Qeverisje të mirë/ZKM.
Rezultati i diskutimeve do të integrohet në punimin final mbi EMI në Kosovë, i cili do të ofrojë rekomandime specifike në përmirësimin dhe zhvillimin e EMI.