Si pjesë e projektit “Promovimi dhe inkurajimi i bashkëpunimit në mes të hisedarëve si mjet për instalimin e praktikës demokratike në vendimmarrje”, Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), së bashku me stafin e Komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri mbajtën sot punëtorinë me temë “Propozimi i planit financiar dhe roli i INDEP në mbështetje të Komisionit në vitin 2017”. Gjatë punëtorisë, në përputhje me planin e punës u hartua propozimi i ndarjes së buxhetit në vija buxhetore. E veçanta e planifikimit të sivjetmë është se i është kushtuar më shumë rëndësi shpenzimeve për ekspertiza ligjore. Komisioni do të ketë mundësinë që gjatë vitit 2017 për gjashtë projektligje të angazhoj ekspert të fushës me qëllim që vendimmarrja të jetë e bazuar në hulumtim të pavarur dhe profesional
Gjatë punëtorisë u diskutua edhe roli mbështetës i INDEP. Ishte pajtueshmëri e të dyja palëve që puna e INDEP do të jetë e rëndësishme si në mbështetje të rolit ligjvënës të Kuvendit ashtu edhe në pjesën e mbikëqyrjes ndaj agjencive të pavarura. Me theks të veçantë u diskutua se si të avancohet edhe më tutje në rritjen e kapaciteteve për vlerësim të raporteve vjetore të agjencive të pavarura.
Granti “Promovimi dhe inkurajimi i bashkëpunimit në mes të hisedarëve si mjet për instalimin e praktikës demokratike në vendimmarrje” financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO -K) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).