Learta Hollaj, menaxhere operacionale dhe hulumtuese e lartë në INDEP, prezantoi në panelin diskutues me temë “Mbrojtja e Mjedisit në Kosovë“ e organizuar nga Qendra Kulturore dhe Informative e BE-së. Në prezantimin e saj, znj. Hollaj theksoi rëndësinë e ruajtjes së kualitetit të ajrit për mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit njerëzor dhe prezantoi aktivitetet e INDEP në këtë drejtim. Prezantimi ishte në kuadër të aktiviteteve të INDEP në programin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe u organizua pas kampanjës “Mbrojtja e Mjedisit të Kosovës: si ndikon ndotja e ajrit dhe shpyllëzimi në ambientin tonë“.