Me produkte konkurrente drejt tregut evropian!

Në Ditën Botërore të Standardeve, INDEP ju shpalosë një video promovuese me qëllim të ngritjes së vetëdijesimit të bizneseve për vlerën që ka investimi në standarde.

Kjo video është realizuar në kuadër të projektit ‘Me produkte konkurrente drejt tregut evropian’. Qëllimi i projektit është përmirësimi i politikave krahas rritjes së interesimit dhe numrit të bizneseve kosovare që posedojnë standarde evropiane të definuara në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA). Përmes këtij projekti, specifikisht, INDEP do të kontribuojë në disa nga prioritetet e identifikuara që kanë të bëjnë me konkurrencën, lëvizjën e lirë të mallrave dhe bujqësinë. Projekti synon t’u ndihmojë hisedarësve t’i implementojnë masat e kërkuara nga MSA-ja.

Ky grant financohet nga Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida) dhe menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile KCSF.