Miratohet Koncept-Dokumenti për Turizëm – përfshihen rekomandimet e INDEP

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar koncept-dokumentin për turizëm. Ky dokument do t’i hapë rrugë mundësisë që të hartohet një bazë ligjore që do të shërbejë për përmirësimin e zingjirit të funksionimit të institucioneve dhe politikave në drejtim të promovimit dhe rritjes së turizmit në vend.

INDEP, me mbështetje të Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile dhe duke përdorur përparësitë e Platformës së Konsultimeve Publike ka dhënë kontribut në miratimin e një koncept-dokumenti sa më kualitativ dhe të plotë. Jemi të kënaqur që shumica e rekomandimeve të INDEP janë marrë për bazë në draftin final të koncept-dokumentit. Përdorimi i platformës së Konsultimeve Publike për dërgimin e komenteve dhe rekomandimeve është një prej mënyrave të shumta që INDEP i përdorë në vazhdimësi për të avokuar në formësimin e politikave përmes propozimeve të bazuara në hulumtime të pavarura. Kjo platformë i ofron shoqërisë civile edhe një mjet shtesë, njëkohësisht lehtësues, për të qenë pjesë aktive e formësimit të politikave.

Klikoni në këtë link për t’u qasur në  në draft koncept-dokumentin dhe raportin final, ku mund t’i gjeni edhe komentet dhe rekomandimet e INDEP-it: http://konsultimet.rks-gov.net/viewConsult.php?ConsultationID=40318

Angazhimi i INDEP në monitorimin e procesit të konsultimit publik në përgjithësi dhe Koncept Dokumentit për Turizëm në veçanti është pjesë e programit të organizatës për qeverisje demokratike.