Një udhëzues i shkurtër i Kushtetutës së Zvicrës

Instituti INDEP, që nga themelimi në vitin 2011 është angazhuar në nxitjen e debatit shoqëror për politika të ndryshme publike. Ky punim paraqet një përpjekje të re të INDEPit që edhe përmes punimeve akademike dhe të karakterit shkencor të nxitet diskutimi publik mbi sistemin tonë politik dhe mundësitë për avancim bazuar në praktikat më të mira të vendeve të tjera.
Kjo analizë përbënë një udhërrëfyes të shkurtër lidhur me Kushtetutën e Zvicrës të rishikuar, e cila ka hyrë në fuqi 20 vite më parë. Udhëzuesi, fillimisht, ofron një pasqyrë të historikut të zhvillimeve kushtetuese në Zvicër dhe trajton në aspekt të përgjithshëm tërë kornizën e rregullimit kushtetues të Konfederatës Zvicerane. Arkitektura kushtetuese në Zvicër ka një kompleksitet të veçantë, që është pjesërisht rezultat i karakterit federal të organizimit shtetëror dhe pjesërisht pasojë e diversitetit etnik, fetar dhe gjuhësor tipik për shoqërinë zvicerane. Një vëmendje e veçantë i është kushtuar parimeve themelore të rendit kushtetues si dhe natyrës unike të sistemit “direktorial” të qeverisjes, i cili pavarësisht lëvizjeve kushtetuese përgjatë dy shekujve të fundit, ka ngelur në esencë i pandryshuar që nga kushtetuta e parë e vitit 1848.

Për të lexuar Kushtetutën e Zvicrës në gjuhën shqipe,
Klikoni KËTU.