Përmbyllet projekti: “Consus-Tempus, connecting science – society collaborations for sustainable innovations”

Më datë 29 shtator 2016, në Durrës të Shqipërisë është përmbyllur projekti i Consus – Tempus, ndërlidhje e bashkëpunimit shkencë-shoqëri për zhvillim të qëndrueshëm. Projekti ka pasur për qëllim të promovojë edukimin për zhvillim të qëndrueshëm duke bërë bashkë institucione të arsimit të lartë, biznese dhe organizata të shoqërisë civile për të mbështetur inovacionin drejtë zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik. INDEP ofroi përvojën e vet në pjesën e formësimit të politikave publike dhe avokimit në prioritizimin e edukimit për zhvillim të qëndrueshëm.

Konferenca shënoi fundin e projektit por jo edhe të rrjetit të institucioneve të arsimit të lartë, bizneseve dhe organizatave të shoqërisë civile. Ky bashkëpunim do të vazhdoi edhe në të ardhmen tani që edhe platforma consus-tempus.com është zyrtarizuar. INDEP është krenar të jetë pjesë e një rrjeti aq prestigjioz duke qenë se edukimi është ndër faktorët më të rëndësishëm për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik, që është ndër shtyllat kryesore të misionit të INDEP.